‘Never Enver’/ Basha: 20 shkurti është dita e forcës dhe kurajës

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, reagoi me një mesazh për 20 Shkurtin, ditën e rrëzimit të bustit të diktatorit Enver Hoxha.

“20 shkurti është dita për të kujtuar me respekt të gjithë ata studentë dhe qytetarë që shembën simbolin e fundit komunist në Europë duke rrëzuar bustin e diktatorit.

Sot ne kujtojmë me krenari duke nderuar çdo shqiptar që në 20 shkurt mposhti frikën e komunizmit.

20 shkurti është dita e forcës dhe e kurajës, dhe hapi i parë në shërbimin ndaj Shqipërisë së lirë dhe demokratike. Sepse çdo shqiptar, si 29 vjet me parë dhe sot ka ende një qëllim madhor: ta bëjmë Shqipërinë si Europa. #20shkurt #DiteMeTeMira” shkruan Basha, me mesazhin në foto: Never Enver.