Masakra në Gjermani/ Autori ishte radikal i djathtë, viktimat me origjinë...

Një natë e përgjakshme në Hanau të Gjermanisë. Të paktën 11 njerëz humbën jetën, shkruan gazeta BILD. Kërkimi për autorin përfundoi pas disa orësh. Ai u gjet i vdekur në banesë.

Gazeta gjermane shkruan se autori i krimit të rëndë quhet Tobias R.

Rreth orës 22:00 ai hapi zjarr në një bar-shisha në qendër të qytetit. Viktimat aty ishin pesë të rinj, mes tyre edhe një vajzë. Sipas informacioneve të BILD, bëhet fjalë për viktima me origjinë kurde. Ai hapi zjarr edhe në një tjetër bar. Sërish mendohet se viktimat ishin kurd ose turq.

Policia dyshon se autori i krimit veproi për shkak të pikëpamjeve të tij si ekstremist i djathtë. Gazeta BILD shkruan se autori ka lënë pas një vendi dhe një mesazh, ku tregon natyrën radikale të veprimeve të tij.