Bayern kërkon ‘yllin’ e Man Cityt, klubi britanik ka një ide shkëmbimi!

Bayern Munich vazhdon të interesohet për Leroy Sane dhe do të provojë sërish gjatë merkatos së verës që të transferojë sulmuesin gjerman.

Në krahun tjetër raportohet se “qytetarët” do të bien dakord vetëm në rast të shkëmbimit me Serge Gnabry.

Sipas tabloidit britanik “The Sun”, dy lojtarët mund të bëhen pjesë e një marrëveshjeje, diçka që do t'i pëlqente të dy klubeve.

Mendohet se Pep Guardiola e preferon ta ketë në skuadër 24-vjeçarin.