Zbulohet sasi e madhe kokainë në një magazinë grumbullimi frutash në Maqedoni

Një aksion i madh ndërkombëtar policor po zhvillohet në këto moment në fshatin Krushopet të Sarajit në Shkup.

Sipas informacioneve që vijnë nga mediat vendase, në këtë aksion është zbuluar një sasi e madhe kokaine e fshehur në një magazinë frutash.

Sipas ‘alsat-m’, në këtë aksion policor po marrin pjesë edhe pjesëtarë të Policisë Financiare italiane.