VIDEO/ 20 shkurti, protestë tek kryeministria

Forumi Rinor i Partisë Demokratike ka njoftuar se ditën e nesërme do të organizoje një protestë përpara kryeministrisë, në orën 12.30.

Protesta e 20 shkurtit është një lloj simbolike në përkujtim të shembjes së bustit të diktatorit Enver Hoxha në vitin 1991, e cila zhvillohet për çdo vit.

Të rinjtë e FRPD kanë përgatitur edhe një video ilustruese të cilën e kanë quajtur ‘Arritjet e Edi Ramës’.