Blushi ironizon Spiropalin/ E ‘çmendura E’, me qetësi dhe drejtësi

Ka nisur përplasja mes qeverisë dhe presidentit.

Pas akuzave të forta të ditës së sotme, nga ana e presidentit Ilir Meta, ka reaguar ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali.

Kjo e fundit shkruan në Twitter:

1/Pyetja sot s’është pse Presidentit i ka dalë gjuha jashtë kontrollit dhe s’ka më asnjë kontroll mbi Ilir Metën.Kjo dihet.Pyetja është pse Ilir Meta priti Konferencën e Donatorëve për ta ribërë leckë Presidentin!Keqardhja për Presidentin ka sosur.Ajo për I.Metën s’ka të sosur!

2/Zoti e ndihmoftë Ilir Metën se Presidentin s’e ndihmon dot më as Luli! Populli jo e jo. Sa për grushtin e shtetit,ai ka nisur në kokën e Ilirit qysh kur nisi Reforma në Drejtësi dhe do të vazhdojë sa herë që në konsensus me SHBA/BE ne miratojmë ligje që atij i duken grushte.

I menjëhershme ka qenë përgjigja nga presidenca, e ardhur nëpërmjet një statusi në Facebook të zëdhënësit, Tedi Blushi.

Ja çfarë shkruan Tedi Blushi në Facebook:

Moj e Çmendura E., po edhe për grushtin e shtetit keni marrë konsensusin e SHBA-BE? Se Venecian që vetë e kërkuat, po vetë e përzutë!

Megjithatë, ne nuk nxitohemi! Po presim edhe opinionet zyrtare të EURALIUS-it. Se kështu mashtruat ju edhe për opinionet që nuk ekzistojnë të KED, Shkollës së Magjistraturës, dhe Komitetit Shqiptar të Helsinkit, që shkëlqeu me delegjitimimin e ligjit tuaj anti-kushtetues të betimit buzë Lanës.

Mbani fort oligarkët se ata janë të besës.

Sa për popullin, do e shihni shumë shpejt!

Edhe pak durim!

Me qetësi dhe drejtësi!

Për gjuhën jashtë kontrollit, nuk kemi koment, se ti na udhëheq në këtë drejtim bashkë me Skënderbeun tënd.