Kanabisi përdoret edhe për fytyrën, tani produktet në shitje
Nëse ende nuk e keni dëgjuar, kanabisi është shumë i mirë për lëkurën tuaj.
CBD, ose kanabidiol, është një përbërës i gjendur në gjethet e hashashit që ka efekt qetësues mbi lëkurën dhe ka element që ndihmojnë në trajtimin e sëmundjeve të lëkurës si ekzema apo psoriaza. Ai është gjithashtu shumë i mirë në luftimin e akneve.
Për këtë arsye kompania Superdrug ka nxjerrë në shitje një sërë produktesh për fytyrën, që përmbajnë vaj kanabisi. Të gjitha këto produkte janë nën 10 paundë.
CBD-ja është element që nuk të ndikon në psikozë, ndryshe nga THC, elementi që të drogon te kanabisi.
Produktet në shitje janë kremëra, produkte për pastrimin e makeup-it dhe shumë të tjerë.