Prej 3 vitesh në kërkim, prangoset e reja

Një grua është arrestuar nga Policia e Fierit pasi ka qenë e shpallur në kërkim prej 3 vitesh.

Në pranga ka rënë 30-vjeçarja me iniciale Sh.A. nga fshati Zhupan i Fierit, ndaj të cilës ka masë sigurie arrest me burg në mungesë të vendosur nga Gjykata e Fierit më 20 Qershor 2017.

30-vjeçarja akuzohet për falsifikim të dokumenteve dhe letërnjoftimeve, pasi në vitin 2017 ka falsifikuar pasaportën biometrike.