I kafshoi organin kundërshtarit, futbollisti pezullohet me 5 vite

Një futbollist u pezullua për pesë vite nga fusha e blertë për shkak të një incidenti të rrallë.

Ai i kafshoi penisin lojtarit kundërshtar.

Ngjarja u regjistrua nëntorin e shkuar në një ligë rajonale në Francë. Një lojtar i ekipit Soetrich kafshoi rivalin e ekipit Terville në zonën intime.

Viktima u dërgua në spital dhe iu nënshtrua dhjetë qepjeve në penis.