FOTO/ Vazhdojnë punimet në Bypassin e Vlorës

Ministrja Belinda Balluku së bashku me drejtorin e ARRSH-së Ergys Verdho dhe Kryetarin e Bashkisë Vlorë Dritan Leli inspektuan punimet në Bypassin e Vlorës. Sipas ARRSH, tshmë që problemi i shpronësimeve është zgjidhur, pritet që ecuria e punimeve pritet të jetë me ritme më të shpejta.

Bypass-i i Vlorës, me gjatësi prej 29 kilometrash, nis në fundin jugor të autostradës Levan-Vlorë, për të përfunduar në lindje të qytetit të Orikumit ku bashkohet me rrugën nacionale Orikum-Sarandë. Përfundmi i kësaj vepre infrastrukturore do të ndikojë në lehtësimin e qarkullimit të automjeteve, të cilat i drejtohen bregdetit të jugut përgjatë sezonit turistik.