Prova të reja për grushtin e shtetit/ Presidenti sërish konferencë

Kreu i shtetit Ilir Meta publikon sot të tjera prova për atë që ai e quan grusht shteti nga qeveria.

Presidenti  në një tjetër konferencë për mediat, dy ditë pasi publikoi fakte për kreun e KED Ardian Dvorani, për të cilin depozitoi një shtesë në kallëzimin penal.

Në një postim në Facebook, zëdhënësi i Presidentit Meta, Tedi Blushi lajmëron se konferenca do të mbahet në orën 12:30.

'Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta do të japë sot, në ora 12:30 një konferencë për shtyp. PROVA TË REJA PËR GRUSHTIN E SHTETIT', shkruan Blushi.