FOTO/ Dortmund – PSG, ja nota e Haaland

Në “Signal Iduna Parc” u luajt sfida mes Dortmund dhe Paris Saint Germain, e vlefshme për fazën e 1/8 në Champions League.

Verdhezinjtë arritën të fitojnë me rezultatin 2-1 ndaj francezëve, duke hedhur një hap të sigurt në kalimin e turit.

Talenti norvegjez, Erling Haaland do të shënonte të dy golat për skuadrën e Dortmund, ndërsa golin e vetëm për parisienët e realizoi, Neymar.

Në tabelën e mëposhtme mund të shihni notat e lojtarëve të të dy ekipeve, ku më i vlerësuari ishte pikërisht, Haaland me 8.3, ndërsa më i dobëti ishte portieri i PSG-s, Keylor Navas.