VIDEO/ Dy gola për 120 sekonda në Dortmund - PSG, Haaland po çmend Europën!

Ndeshje spektakolare po zhvillohet në “Signal Iduna Park”

Fillimisht në minutën e 75’ ishte Neymar ai i cili barazoi rezultatin në 1-1, duke shënuar me portën e boshatisur, shkruan SYRI.net.

Ndërsa vetëm pas 120 sekondash verdhezinjtë zhvilluan një kundërsulm “vrastar” duke kaluar sërish në avantazh, 2-1.

Ishte talenti 19-vjeçar, Erling Braut Haaland i cili shkund rrjetën duke realizuar supergol nga distanca.