VIDEO/ Mungon VAR-i, Liverpooli kërkon penallti ndaj Atleticos por arbitri...

Atletico Madridi po fiton 1-0 ndaj Liverpoolit në stadiumin “Wanda Metropolitano”.

Ekipi vendas shënoi që në minutën e 4' me Saul, por në fundin e 45 minutave të rregullta, Liverpooli pretendoi për një penallti. Vrsaljko kapi nga krahët Sadio Mane-në brenda zonës dhe sulmuesi afrikan u shtri në tokë.

Teknologjia VAR nuk u aktivizua, ndërsa për arbitrin gjithçka ishte e rregullt.