Flakët shkrumbojnë banesën, dyshimet e para mbi shkakun e zjarrit

Një banesë është përfshirë nga flakët në orët e fundit duke u shkrumbuar plotësisht.

Ngjarja ndodhi në fshatin Beçisht të Tepelenës, ndërkohë që në vendngjarje janë nisur forcat zjarrëfikëse.

Banesa mësohet se është në pronësi të shtetasit Kalo Hoxha.

Shkak i zjarrit paraprakisht raportohet se ka qenë një shkëndijë elektrike me anë të një prize të vendosur në korent, ndërsa fillimisht kanë nisur flakët në divanët pranë të cilëve kalonte kablli elektrik.

Në momentin e ngjarjes, nuk kishte njerëz në banesë, ndërsa e zonja e banesës ka thënë se ndodhej tek kunata.