Emri/ Makina përplaset me motoçikletën, i moshuari në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë rrugor u shënua pasditen e kësaj të marte në aksin Grabjan-Divjakë.

Në aksident u përfshinë një automjet tip “Peugeot” dhe një motoçikletë.

Drejtuesi i motoçikletës ishte 71-vjeçari Rauf Coku, i cili mësohet se është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Paraprakisht dyshohet se aksidenti u shkaktua për shkak të disa manovra të gabuara në rrugë nga ana e motorit.