Kutia e shahut e Sejfulla Malëshovës i dhurohet Muzeut Kombëtar

Sot, juristi nga Fieri Orion Hoxha i dhuroi Muzeut Historik Kombëtar një kuti shahu të përdorur nga Sejfulla Malëshova. Objekti muzeor pasi të kalojë procedurat e regjistrimit do të vendoset në vitrinën përkatëse me objektet e tjera që i përkasin Sejfulla Malëshovës. E falënderojmë juristin Orion Hoxha për ndihmesën që ka dhënë në pasurimin e fondit muzeor të Muzeut Historik Kombëtar.