VIDEO/ Rama e konfirmon: Për rindërtimin do të sjellim punëtorë të huaj

Edi Rama gjatë një vizite në Durrës, duke folur për planin e rindërtimit pas tërmetit të madh ka konfirmuar atë që po përflitet me të madhe, se forca punëtore do të `importohet` nga jashtë vendit.

Rama madje ka ironizuar sërish shqiptarët e pa punë duke i quajtur ‘jurist që rrinë në kafe’.

Vetëm 1 javë më parë ndryshimet në ligjin për të huajt janë bërë sërish temë diskutimi në Komisionin e Integrimit Europian.

E ftuar për të raportuar për këtë projektligj, ishte zv. ministrja e Brendshme, Rovena Voda, e cila  u përball me kundërshtimin e kryetares së këtij Komisioni, Rudina Hajdari.

Kjo e fundit e cilësoi ligjin si të panevojshëm dhe ngriti shqetësimin për mbrojtjen e punëtorëve shqiptarë, pasi vendet e pakta të punës në Shqipëri, sipas saj, rrezikohen të merren nga shtetasit e huaj, që mund të vijnë në vendin tonë falë lehtësirave që ofrojnë ndryshimet e reja në ligjin për të huajt.

Por kundër këtij mendimi doli numri 2 i PS-së, Taulant Balla, i cili theksoi se nuk bëhet fjalë për diasfavorizim të punëtorëve shqiptarë.