Përplasje me armë, konfirmohet një i vrarë

Një ngjarje e rëndë është shënuar gjatë mesditës së sotme në qytetin e Gjilanit.

Sipas burimeve policore në këtë qytet ka patur shumë të shtëna armësh.

Nga të dhënat e para mësohet se nga të shtënat ka mbetur një viktimë, ndërsa ka dyshime se numri është më i madh.

Siç raportojnë mediat e Kosovës, ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën “Xhevat Ajvazi” në Gjilan, ndërsa nuk ka ende informacion të plotë mbi dinamikën e ngjarjes.

Të shtënat janë konfirmuar edhe nga policia, e cila ka shkuar në vendin e ngjarjes.

Vijon..