Zbardhuesi mund ta 'vrasë' koronavirusin në sipërfaqe të ftohta brenda minutit, tregon studimi

Me studimet më të fundit që tregojnë se koronavirusi mund të qëndrojë në sipërfaqe të ftohta deri në 9 ditë, shumë individë po kërkojnë mënyra për të dizinfektuar në mënyrën e duhur objektet.

Një studim tregon se edhe pastrimi me mjete të zakonshme mund të bëjë një diferencë të madhe, thotë CNN. Një përzierje mjaft e dobishme do të ishte dhe ajo që përmban 62-71% etanol, 0.5% peroksid hidrogjeni ose 0,1% hipoklorit sode.

 Zbardhuesi është një tjetër alternative e mirë. Sipërfaqja e pastruar me zbardhues do të dizinfektohet brenda minutës, duke larguar kështu çdo shqetësim rreth përhapjes së koronavirusit.

“Bazuar në informacionet e tanishme, unë do të bazohesha më shumë në ato të koronavirusit SARS, i cili është më i ngjashmi me koronavirusin që po përhapet tani në botë. Për SARS-in, qëndrimi në sipërfaqe të ftohta ishte nga 5 minuta në 9 ditë,” thotë Dr. Çarls Çiu, i universitetit të Kalifornisë.