Me FOTO-n me barkun e rrumbullakosur, Andrra tregon kur do e bëjë fëmijën e dytë

Çifti shumë i dashur për publikun, Andrra dhe Sinan Hoxha prej vitesh po jetojnë të lumtur me martesën e tyre dhe janë prindër të një djali.

Ansi së shpejti do të bëjë 4 vjeç e me siguri kërkon nga mami dhe babi ta bëjnë me një motër ose vëlla.

Por çfarë planesh ka çifti?

Këtë e ka zbuluar vetë Andrra duke iu përgjigjur pyetjes së fansave.

Bukuroshja ka postuar një foto të katër viteve më parë ku shfaqet me barkun e rrumbullakosur dhe shkruan:

"Edhe pak (kur të jetë e shkrume)

E pyetur me sa fëmijë e sheh veten pas disa viteve, Andrra ka treguar se dëshiron 3 fëmijë.

Andrra ka zbuluar gjithashtu se kënga e saj e preferuar nga Sinani është "Vdeksha për ty".