", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "", "width": , "height": } }

‘Ooj nuse e shkreta çfarë bën…’ Silva Gunbardhi tregon reagimin epik të gjyshes kur Dafi e puthi në publik

Këngëtarja me origjinë nga Vlora, Silva Gunbardhi, e ftuar në emisionin “E diell” ka rrëfyer disa nga episodet më të lezetshme që i ruan si kujtime, gjatë prezantimit me familjarët e bashkëshortit të saj, Dafit. Duke qenë në një familje me tradita, Dafi i ka kërkuar Silvës që në një darkë familjare të tregohej e rezervuar në puthje e përqafime.

Por, në një moment ka qenë vetë partneri i këngëtares që ka harruar se ndodhej në shtëpinë e tij, dhe është ngritur të puthë e përqafojë Silva Gunbardhin. E pranishme gjyshja e Dafit, ka reaguar menjëherë pas këtij veprimi, duke kritikuar për gjestin ‘e turpshëm’.

“Kur shkuam për herë të parë në shtëpinë e Dafit, Dafi më tha kshu “zemër dëgjo, më dëgjo me vëmendje, përpara njerëzve nuk do ma kthesh fjalën se unë jam burri, ti mos e hap gojën flas unë në vendin tënd. Ti je gruaja nuk duhet të flasësh të më kundershtosh, pastaj i sqarojmë muhabetet ne, më vonë. Por gjëja më e lezetshme ka qenë darka e parë fare dhe kishte ardhur gjyshja aty dhe këshilla e dytë që më dha Dafi ishte’ zemrë tani nuk ka puçi puçi para njerëzve. Ok se s’e kam problem puci puci, ngela unë duke të puth ty para nejrëzve. Në një moment ngrehet Dafi, harron, dhe më turret mua, më puth, më përqafon. Gjyshja : Oj nuseee e shkreta, ça je tu booo! Më foli mua që të dëgjonte Dafi. Mua nuk më ngeli hatri aspak. Unë gjyshen e Dafit e dua jashtëzakonisht shumë, e respektoj shumë,”- është shprehur Silva Gunbardhi.

View this post on Instagram

“Mos më bërtit para njerëzve dhe mos më puth"- Silva Gunbardhi rrëfen porositë që i dha Dafi kur shkuan për herë të parë në familjen e tij në Dibër. @topchannelalbania #ediellnetopchannel

A post shared by E Diell ?? (@ediell_topchannel) on