Ndihmat për tërmetin/ Meta: Grushti i Shtetit duhet ndalur, që donacionet të shkojnë aty ku duhet

Sot, gjatë paradites, Rresidenti i Republikës Ilir Meta doli në një konferencë të jashtëzakonshme ku foli ku hodhi akuza ndaj Ardian Dvoranit  si dhe foli për një grusht shteti nga mazhoranca.

Sipas Metës, Dvoranit duhe ti ndalohet veprimtaria kriminale për të kapur Gjykatën Kushtetuese. Meta ka thënë se mazhoranca po bën një grusht shteti me emërimet eanëtarëve të kushteuese.

I ftuar këtë mbrëmje në “Open” në Top-Channel, kreu I shtetit, I nxitur edhe nga Konferenca e Donatorëve, mbajtur sot në Bruksel, lëshoi batutën e rradhës, raporton Syri.net.

"Edhe grushti i shtetit prandaj duhet ndalur që këto para (donacione) të shkojnë aty ku duhet", tha presidenti, i cili i falenderoi edhe një herë të gjitha vendet, pavarësisht kontributit monetar, për ndihmën dhe mbështetjen që po i ajapin Shqipërisë pas tërmetit tragjik të 26 Nëntorit. /Syri.net