Etrit Berisha, portieri me më shumë pritje në Serie A

Etrit Berisha është duke kaluar një sezon të shkëlqyer me skuadrën e SPAL-it.

Portieri i Kombëtares së Shqipërisë është zgjedhja e parë në skuadrën e tij, dhe besimin e trajnerit ai po arrin ta justifikojë mjaft mirë.

Sipas statistikave të ‘OptaPaolo’, Berisha është portieri me më shumë pritje në Serie A.

Berisha ka regjistruar plot 102 pritje gjatë këtij sezoni në kampionatin elitar të futbollit italian. Formë të lartë po kalon edhe shoku i tij te Kombëtarja e Shqipërisë, Thomas Strakosha, i cili luan me Lazio, po ashtu në Serie A.