Meta përshëndet konferencën e donatorëve: Mirënjohje për kontributin e vendeve pjesëmarrëse

Presidenti Ilir Meta ka përshëndetur konferencën e donatorëve që po mbahet ende në Bruksel, me qëllim ndihmesën për kapërcimin e situatës së shkaktuar nga tërmeti që goditi Shqipërinë më 26 nëntor.

‘Përshëndes Konferencën e Donatorëve që po zhvillohet në Bruksel, në mbështetje të Shqipërisë, për kapërcimin e pasojave të tërmetit të nëntorit të vitit të kaluar, e njëkohësisht shpreh mirënjohjen e thellë për solidaritetin dhe kontributin e vendeve pjesëmarrëse dhe kontribuese.-shkruan Meta