Britania dhuron 1 mln paund dhe ... bën thirrje për zgjerimin e BE

Britania e Madhe dhuron 1 milionë paund për Shqipërinë pas tërmetit të fuqishëm të 26 nëntorit.

Po ashtu, përfaqësuesi i Britanisë së Madhe në Konferencën e Donatorëve u shpreh se vendi i tij qëndron përkrah Shqipërisë edhe në aspiratën e saj për t’u bërë pjesë e Bashkimit Europian.

Edhe pse Britania e braktisi BE-në, ata thanë se janë pro zgjerimit.

“Kemi qenë pro zgjerimit dhe do të jemi po aq aktiv edhe jashtë për të mbështetur vendet e Ballkanit Perëndimor”, u shpreh përfaqësuesi i Britanisë së Madhe.