Trudeau takim urgjent/ Protestuesit kundër tubacionit të gazit, bllokojnë pikat strategjike hekurudhore

Kryeministri Kanadez Justin Trudeau anuloi një udhëtim të planifikuar për të dielën në Karaibe, mes reagimeve të ashpra në lidhje me trajtimin e bllokadave të mëdha të qeverisë së tij përgjatë hekurudhave, nëpër British Columbia dhe pjesë të tjera të vendit, në përgjigje të një projekti mbi tubacionet me një vlerë prej 5 miliardë dollarësh.

Dhjetëra mijëra pasagjerë u detyruan të anulojnë udhëtimet e tyre nëpërmjet hekurudhave nëpër Kanada javën e kaluar, pasi grupet autoktonë dhe aktivistët e mjedisit, bllokuan dhe vendosën barriera përgjatë vijave kryesore të hekurudhës në të gjithë vendin, raporton FoxNews.

Dhoma e Tregtisë Kanadeze e quajti situatën "emergjente" për ekonominë e vendit, pasi bllokadat në shinat hekurudhore parandalojnë transportin e ushqimit, karburantit dhe mallrave të tjera të konsumit në të gjithë vendin dhe në shtetet veriore të Shteteve të Bashkuara.

Bllokadat e organizuara në pikat strategjike hekurudhore filluan më 6 shkurt në përgjigje të planit të qeverisë për të ndërtuar një tubacion me gaz natyror prej 5 miliardë dollarë që përshkon territorin e Wet'suwet'en pranë Houston, në British Columbia.