Vdes një nga tre të mbijetuarit e fundit të sulmit japonez në anijen Arizona në Pearl Harbor

Një nga tre të mbijetuarit e fundit të sulmit japonez në Pearl Harbor më 7 dhjetor 1941 u nda nga jeta dje, në moshën 97 vjeç. Donald Stratton, anëtar ekuipazhi në luftanijen USS Arizona, vdiq në gjumë të shtunën e kaluar në shtëpinë e tij në Colorado Springs.

Stratton ishte një nga tre të mbijetuarit e sulmit ajror japonez në bazën detare Pearl Harbor në Oahu, Hawaii. Mbi 1100 anëtarë ekuipazhi vdiqën në luftanije, nga 2500 amerikanë gjithsej të vrarë gjatë sulmit që solli si pasojë hyrjen e Amerikës në Luftën e Dytë Botërore.

Ai ishte 19 vjeç kur Arizona u godit nga bombat japoneze. Një bombë shpërtheu në një depo municionesh direkt poshtë vendndodhjes së tij. Stratton arriti të dilte përmes flakëve, me djegie në mbi dy të tretat e trupit.

"Një nga dëshirat e fundit të Donaldit ishte që njerëzit ta kujtojnë Pearl Harbor dhe marinarët në USS Arizona”, thotë një postim të faqen e Stratton në Facebook.

Pas vdekjes së tij, Lou Conter e Ken Potts janë tashmë të vetmit anëtarë të gjallë nga ekuipazhi i Arizonës.