U dëmtua në ndeshjen e djeshme, Elseid Hysaj merr përgjigjen e vizitave mjekësore

Elseid Hysaj, kapiteni i Kombëtares, në sfidën e djeshme kundër Kaljarit, ka dalë nga fusha e lojës në minutën e 80-të, pas një dëmtimi në gju.

Ditën e sotme, ai iu është nënshtruar vizitave mjekësore. Klubi ka njoftuar se Hysaj ka një tërheqje të lehtë të ligamentit të gjurit të djathtë.

Siç raportojnë mediat në Itali, nuk është një dëmtim i rëndë dhe nuk përjashtohet mundësia që mbrojtësi shqiptar të jetë gati për sfidën e radhës me Breshan, që do të luhet këtë fundjavë.