Kush është 20-vjeçarja e arrestuar: Ndihmonte të dashurin Astrit Thaçi pas grabitjeve

Ashtu siç është raportuar në lajmet e mëparshme, Policia e Shtetit ka zbuluar se grabitësi Astrit Thaçi nuk vepronte i vetëm, pasi ndihmohej nga një 20-vjeçare me banim në Tiranë.

FaxWeb.al mësone se e reja është Adela Berisha, banuese në Tiranë, e cila dyshohet se e ka përkrahur shtetasin Thaçin  duke i dhënë ndihmë për të mos u kapur nga forcat e Policisë pas grabitjeve që kryente.

Policia e Shtetit njoftoi zyrtarisht mbi arrestimin e 27-vjeçarit Astrit Thaçi, i cili dyshohet si autor i të paktën 8 grabitjeve në Durrës, Tiranë dhe së fundmi në Elbasan. Mes tyre Thaçi ka grabitur dhe filialin e Kredo.al në Durrës, ka plagosur kryefamiljarin në tentativë për të grabitur një banesë, dhe rasti më i fundit ishte kur vodhi një argjendari në qytetin e Elbasanit.

Ai ka qenë i dënuar dhe më parë për vjedhje në Itali, ku dhe ka vuajtur një dënim me 7 vite burg. Në momentin e arrestimit, Thaçit iu gjetën dhe sekuestruan sendet e mëposhtme: 

-17 varëse floriri, dy ora dore floriri, 20 byzylykë floriri dhe 51.700 lekë të reja.