Zbardhet misteri, pse ndodheshin tre fuoristradat në thellësi të ujit në Vlorë

Policia ka nxjerrë nga deti tre fuoristradat që u gjenden disa metra në thellësi të detit në zonën e Plazhit të Ri në Vlorës.

Makinat tërhoqen vëmendjen e medias dhe opinionit publik pasi dyshimet e para lidheshin me ndonjë tentativë për të trafikuar lëndë narkotike.

Megjithatë, paraprakisht dyshohet se makinat kanë ngecur pasi tentuan të nxjerrin një mjet lundrues nga deti.

Fillimisht ka hyrë një makinë, e cila ishte pajisur edhe me karrelë për transportimin e mjeteve lundruese.

Pasi makina ngeci, në ndihmë të saj ka shkuar një tjetër makinë, e cila sërish nga ngecur. Në det ka ngecur edhe makina e tretë duke shkaktuar një situatë të pazakontë në Vlorë.

Mësohet se është identifikuar edhe mjeti lundrues, për të cilin ngecën makinat. Mjeti është regjistruar në Autoritetin Portual të Durrësit si varke peshkimi. /AbcNews