Këshillat për stërvitje në etiketat e ushqimeve do të ndihmonin shumë për dobësim

Etiketat e ushqimit që tregojnë në detaje se sa ushtrime nevojiten  për të djegur përmbajtjen e kalorive të një produkti mund të ndihmojë në luftimin e mbipeshës, sipas studiuesve në Britaninë e Madhe.

Etiketat e ekuivalentit të kalorive të aktivitetit fizik (PACE) mund të zëvendësojnë për më mirë,  etiketat aktuale që vetëm tregojnë sa kalori dhe përmbajtje ushqyese ka produkti,sugjeron një përmbledhjeje të re shkencore.

Sipas saj, për një copë të vogël çokollate duhet të tregohej në etiketë, që të informoheshin konsumatorët, se do të duheshin 23 minuta vrapim ose 46 minuta ecje për të djegur 230 kaloritë që ajo përmbante.

Zbatimi në shkallë të gjerë i etiketave të tilla mund, mesatarisht, të zvogëlojë konsumin e kalorive deri në 200 kalori për person në ditë, sipas studiuesve, punimi i të cilëve është botuar në Journal of Epidemiology and Community Health.

Sipas studimit shkurtimi i rreth 300 kalorive në ditë mund të sjellë dobi të mëdha në shëndetin tonë, sidomos në mirëfunksionimin e zemrës.

Amanda Daley, studiuese kryesore nga Universiteti i Loughborough, tha që etiketat PACE do të mund ta paraqisnin informacionin në një mënyrë më të arrirë për konsumatorët sesa etiketat ekzistuese të kalorive dhe lëndëve ushqyese.

Ekipi analizoi të dhëna nga 14 studime që shqyrtuan efektivitetin e etiketave PACE në zvogëlimin e konsumit të kalorive dhe zbuluan se etiketimi PACE është më efektiv se çdo etiketim tjetër.

Etiketat  PACE janë një strategji vërtet e thjeshtë dhe me e drejtpërdrejtë dhe mund të përdoren në paketimin e ushqimit dhe pijeve, etiketat e supermarketeve dhe menutë e restoranteve./g.s