FOTO/ Dalin pamjet e aksidentit të furgonit të burgjeve, me dy të dënuar brenda

Nje makine e policisë së burgjeve që transportonte 2 të dënuar, eshte përplasur me nje tjetër mjet gjatë paradites së sotme.

Në furgon kane qene edhe 6 efektivë policie.

Pas përplasjes furgoni ka dalë nga rruga, duke perfunduar ne nje kioske ne ane te saj.

Nga perplasja ka mbetur i plagosur, por jo në rrezik për jetën, efektivi Juljan Verbosha si edhe dy të denuarit.

Ata janë derguar në spitalin e Gjirokastrës ku po mbahen nën monitorim nga policia dhe po marrin trajtim mjekësor pasi e kanë pasur të domosdoshme.