Aksidentohet furgoni me të burgosurit nga Tirana

Aksident në aksin Tepelenë-Mallakastër në afërsi të fshatit Qesarat. 

Furgoni i Drejtorisë së Burgjeve në Tiranë është përplasur me një automjet. Në brendësi të furgonit kishte tre të burgosur dhe policë shoqërues.

Nga përplasja është lënduar një polic jashtë rrezikut për jetën, ndonëse është shoqëruar për në Spitalin e Gjirokastrës me dëmtime të lehta.

Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje për të nxjerrë shkaqet e aksidentit.