Përfiton nga dënimi i UEFA-s/ Real Madridi hedh ‘grepat’ tek ‘yjet’ e Manchester Cityt

Përjashtimi i Manchester Cityt për dy vitet e ardhshme nga Liga e Kampioneve ka hapur shumë pista për largimin e futbollistëve dhe ekipet e mëdha kanë hedhur “grepat” te skuadra e Guardiolës.

Reali i Madridit ka shfaqur interes për dy nga futbollistët më të mirë të “Qytetarëve”.

Mediat spanjolle raportojnë se trajnerit Zinedine Zidane i intereson dyshja Sterling-De Bruyne dhe gjatë këtyre ditëve ka kërkuar informacione rreth çmimit dhe vlerës që kanë këta futbollistë.

Sterling kushton 180 milionë paund dhe duket sikur kjo shifër e tremb disi Florentino Perezin, i cili ka si objektiv kryesor në merkaton e ardhshme sulmuesin Kilyen Mbappe.

Rivaliteti do të jetë shumë i madh, sepse edhe skuadra të tjera kanë shfaqur interes për lojtarët e sipërpërmendur, por City do të tregojë “muskujt” dhe do të bëjë gjithçka për t’i mbajtur.