'New York Times' sjell fotot e para nga kampi i muxhahedinëve në Shqipëri

Gazeta e madhe amerikane, New York Times, ka sjellë një fotoreportazh nga kampi i muxhahedinëve iranianë në Shqipëri. Fotot janë bërë në kampin e Manzës.

Mujahedeen-e-Khalq njihen si opozita iraniane dhe janë përfolur vazhdimisht kohët e fundit pas tensioneve mes Teheranit dhe Uashingtonit.

Ky grupim opozitar është përfolur shumë për jetesën brenda dhe jashtë kampit.

Disa i quajnë një kult, të tjerë thonë se ngjajnë si sekt. Për këtë arsye, këto foto të rralla të New York Times kanë bërë xhiron e rrjetit në botë.