VIDEO/ Lojtari i Celta Vigos bën këtë ndërhyrje për ‘karton’ ndaj Zinedine Zidane

Zinedine Zidane e ka pësuar keq në takimin ndërmjet Real Madridit dhe Celta Vigos, i cili përfundoi në barazim 2-2.

Përveçse ekipi i tij dështoi të marrë tri pikët, edhe në aspektin personal ishte një mbrëmje për t’u harruar për Zidane.

Qendërmbrojtësi i skuadrës së Celta Vigos, Joseph Aidoo, në një moment gjatë pjesës së dytë ndërhyri pa dashje ndaj teknikut francez, që ndodhej afër vijës së rivënies anësore.

Madje, Zidane pësoi goditje në fytyrë, që mund të shihet edhe në pamjet e videos më poshtë.