Lori Hoxha merr vendimin e papritur

Lori Hoxha është një nga personazhet më të ndjekur dhe të komentuar në rrjetet sociale për shkak të stilit të saj shumë të veçantë.

Pavarësisht këtij fakti, trashëgimtarja e ‘Top Channel’, ka vendosur ta mbyllë llogarinë e saj në ‘Instagram’ pak minuta më parë.

Nuk dihet nëse kjo është një shkëputje e përkohshme apo jo, por kjo pritet të zbulohet në ditët në vazhdim.

Kujtojmë se Hoxha ka qenë mjaft e ndjekur në rrjetet sociale dhe numëronte mijëra ndjekës, të cilët e kanë komentuar shpeshherë për jetën e saj luksoze.