Shtohen rastet e të prekurve nga koronavirusi

Japonia dhe Singapori u duk se shkuan në prag të recesionit të hënën pasi epidemia e koronavirusit ndërpreu turizmin dhe zinxhirët e furnizimit në të gjithë botën, ndërsa Kina vendosi kufizime edhe më të ashpra për të ndaluar përhapjen e koronavirusit, njofton Reuters.

Numri i rasteve të reja të raportuara me koronavirus në provincën Hubei të Kinës, epiqendra e epidemisë, u rrit të hënën me më shumë se 1833, pas dy ditësh rënie dhe 100 vdekje u raportuan që nga diela.

Në të gjithë Kinën, zyrtarët thanë se numri total i rasteve të të prekurve shkoi në 70548 dhe me 1770 të vdekur.

Afro 90% e rasteve qenë në Wuhan, një qytet me 11 milionë banorë kur virusi mendohet se e ka origjinën, nga një treg kafshësh të egra.