FOTO/ Lazio-Inter, notat e lojtarëve. Ja si u vlerësua Strakosha
Në “Olimpico” të Romës u luajt sfida më e rëndësishme e javës së 24-t të Serie A mes Lazios dhe Interit, shkruan Syri.net.
Lazio arriti të fitojë me rezultatin 2-1, duke marrë tri pikë të çmuara, që e ngjitin në vend të dytë, duke parakaluar pikërisht zikaltrit, të cilët zbresin të tretët.
Ashley Young shënoi në pjesën e parë, ndërsa Immobile me penallti dhe Milinkovic-Savic i japin fitoren lacialëve.
Në tabelën e mëposhtme mund të shihni notat e lojtarëve të të dy ekipeve, ku më i vlerësuari ishte Milinkovic-Savic me 8.5, ndërsa Strakosha me 7.