Lazio bën mrekullinë në pjesën e dytë, Immobile dhe Milinkovic-Savic përmbysin Interin

Në “Olimpico” të Romës po luhet sfida më e rëndësishme e javës së 24-t të Serie A mes Lazios dhe Interit, shkruan Syri.net.

Në këtë sezon të dy ekipet po rivalizojnë me Juventusin për titullin kampion, ndaj tri pikët janë synimi për të dy kampet.

Pjesa e parë u mbyll me fitoren e Interit me rezultatin 1-0, me golin e shënuar në minutën e 44-t nga Ashley Young.

Lazio përmbys rezultatin në fraksionin e dytë. Fillimisht Immobile barazon me penallti në minutën e 50-të, ndërsa avantazhin lacialëve ua jep Milinkovic-Savic në të 69’.