VIDEO+FOTO/ Interi po fiton me Lazion në ‘Olimpico’. Rezultati dhe statistikat e pjesës së parë

Në “Olimpico” të Romës po luhet sfida më e rëndësishme e javës së 24-t të Serie A mes Lazios dhe Interit, shkruan Syri.net.

Në këtë sezon të dy ekipet po rivalizojnë me Juventusin për titullin kampion, ndaj tri pikët janë synimi për të dy kampet.

Pjesa e parë u mbyll me fitoren e Interit me rezultatin 1-0, me golin e shënuar në minutën e 44-t nga Ashley Young.

Në tabelën e mëposhtme mund të shihni statistikat e 45 minutave të para.