FOTO/ Lazio-Inter, formacionet zyrtare. Ja si do rreshtohen dy ekipet në ‘Olimpico’

Në “Olimpico” të Romës do të luhet mbrëmjen e sotme sfida më e rëndësishme e javës së 24-t të Serie A mes Lazios dhe Interit, shkruan Syri.net.

Në këtë sezon të dy ekipet po rivalizojnë me Juventusin për titullin kampion, ndaj tri pikët janë synimi për të dy kampet.

Ky takim do të luhet në orën 20:45 dhe tashmë janë publikuar formacionet zyrtare.

Më poshtë mund të shihni lojtarët e përzgjedhur nga trajneri Simone Inzaghi i Lazios dhe Antonio Conte i Interit për këtë përballje dhe se si do të rreshtohen në tapetin e gjelbër të “Olimpico”-s.