FOTO/ Një ditë para festës së Pavarësisë, Haradinaj merr familjen dhe ngjitet Majës së Mprehtë

Një ditë para përvjetorit të dymbëdhjetë të Pavarësisë së Kosovës, ish kryeministri Ramush Haradinaj ka shijuar ditën e dielë në një mënyrë sportive.

I shoqëruar këtë here edhe nga familja e tij, bashkëshortja me fëmijët, Haradinaj është ngjitur në Majën e Mprehtë në Shalë të Bajgorës.

“Sot, ngjitëm Majën e Mprehtë në Shalë të Bajgorës.Falemnderit për mikpritjen Bekim Shyti”, shkruan në postimin e tij Haradinaj.