Bayern Munchen i papërmbajtshëm ndaj Koln, ‘poker’ për kreun e Bundesligës

Bayern Munchen ka mundur në transfertë Kolnin me rezultatin e thellë 1-4, duke marrë sërish kreun e Bundesligës.

Bavarezët kanë hyrë furishëm në lojë, duke shënuar tre gola në 12 minutat e para.

Lewandowski, Coman dhe Gnarbi, shuan shpresat e Kolnit pa nisur mirë sfida.

Në pjesën e dytë, sërish Gnarbi gjeti rrugën e rrjetës për ekipin e tij, që po kalon një moment të mirë.

Ndërkaq Uth, ishte ai që shënoi të vetmin gol për Kolnin në minutën  e 70-të.

Kështu me këtë trepikësh, Bayerni shkon në kuotën e 46 pikëve, një më shumë se Leipzigu i vendit të dytë.