Giuliani: Soros përdor ambasadat e SHBA në Europë, kundër kundërshtarëve

Avokati i presidentit të SHBA-së, ka lëshuar akuza mjaft të forta ndaj Xhorxh Soros.

Me një postim në Twitter, Rudy Giuliani akuzon Sorosin se në Europën Lindore përdor ambasadat amerikae për të sulmuar kundërshtarët e tij.

Giuliani shkruan se Soros është armiku numër 1 i Partisë Republikane.

Postimi i plotë në Twitter i Rudi Giulianit:

Soros është armiku numër 1 i Partisë Republikane.

Ai është një anarkist. Ai ka themeluar DA-në për të liruar kriminelët.

Dhe në Europën Lindore, ai përdor ambasadat amerikane për të mbrojtur organizatën e tij dhe sulmuar kundërshtarët.

Ndiqni të mërkurën e kësaj jave rudygiulianics.com.