Supersfida Lazio – Inter, ja si pritet të rreshtohen skuadrat

Java e 24-të në Serie-A na rezervon një superndeshjes. Në “Stadio Olimpico” do të luhet sfida mes Lazios dhe Interit, takim që do të thotë shumë për të dy skuadrat.

Ekipet po kalojnë në një formë spektakolare këtë edicion, duke konkurruar me Juventus për titullin e kampionit. Pozita e tyre në tabelë në bënë të mendojmë se sonte do të ketë spektakël.

Para kësaj ndeshje, të dy skuadrat përballen me disa dëmtime. Mungesa kryesore e Lazios do të jetë Senad Lulic.

Inter në anën tjetër nuk mund të llogarisë shërbimet e Samir Handanovic, Stefano Sensi, Roberto Gagliardini, Kwadwo Asamoah dhe Sebastian Esposito.

Më poshtë keni dhe formacionet e mundshme për të dy skuadrat.

Lazio: Strakosha; Patric, Acerbi, Radu; Marusic, Milinkovic, Leiva, Luis Alberto, Jony; Correa, Immobile

Inter: Padelli; Skriniar, de Vrij, Bastoni; Candreva, Barella, Brozovic, Eriksen, Young;  Lukaku, Lautaro Martinez