", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "", "width": , "height": } }

VIDEO/ Historia prekëse e motrave me aftësi të veçanta përlot Arbana Osmanin

Emisioni "Dua të të bëj të lumtur" solli sot historinë e dy motrave me aftësi të veçanta, Desjanës dhe Xhuljanës, nga Lushnja. Problemet shëndetësore të motrave kishin nisur shumë vite më parë kur ato ishin në 9-vjeçare. Nga vizitat mjekësore rezultoi se motrat vuanin nga një sëmundje e rrallë që prekte trurin dhe shtyllën kurrizore duke i shkaktuar vajzave komplikacione në të ecur.

Shoqja e ngushtë e Desjanës dhe Xhuljanës, Blerina i kishte shkruar programit për t'i bërë një surprizë motrave. Blerina së bashku me shokët e klasës, mësuesit e shkollës “Vath Koreshi” në qytetin e Lushnjës surprizuan Desjanën dhe Xhuljanën për t’i treguar  se nuk janë vetëm.

Historia e dy motrave ka përlotur edhe Arbana Osmanin e cila ka postuar një video nga emisioni dhe shkruan: "Vazhdimisht përlotem si ju me histori të veçanta gjatë emisionit, por sonte veçanërisht ka qënë e pamundur ti mbaja lotët gjatë leximit. Një nga historitë më prekëse që kemi sjellë në Dua të të bëj të lumtur".

View this post on Instagram

Vazhdimisht përlotem si ju me histori të veçanta gjatë emisionit, por sonte veçanërisht ka qënë e pamundur ti mbaja lotët gjatë leximit. Një nga historitë më prekëse që kemi sjellë në @duatetebejtelumtur.tch @topchannelalbania @goldeneagle.energydrink Pas pak??

A post shared by Arbana Osmani (@arbanao) on