FOTO/ E veshur me të kuqe dhe me trëndafil në gojë, Demi 'djeg' Instagramin

Me rastin e Shën Valentinit, super-modelja britanike Demi Rose u ka bërë një "dhuratë" të veçantë 13 milionë ndjekësve të saj në rrjetet sociale. 

Ajo ka publikuar në “Instagram” disa fotografi e veshur në të kuqe dhe që nxjerrin në pah format e saj bombastike.

“Nuk jam Shën Valentini yt”, shkruan në një foto ku ka ekspozuar të pasmet.

“Qëndroni jashtë ‘Instagram’-it tim, tundim i pastër”, vijon 24-vjeçarja, e cila "për të kërcënuar" kafshon edhe një trëndafil.