", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "", "width": , "height": } }

Moore mbështet fuqishëm Kurtin: Kosova s’ka mik më të madh se Britaninë e Madhe

Gjatë samitit në Mynih, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar sot me Drejtorin e Përgjithshëm për Çështje Politike në Ministrinë e Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Richard Moore.

Nëpërmjet një postimi në Twitter, Moore ka uruar Kurtin për programin e qeverisjes së tij, si edhe për nevojën e rinisjes së bisedimeve me Serbinë.

Postimi i plotë:

“Takim i shkëlqyeshëm me kryeministrin e kosovarëve @albinkurti @ # MSC2020. I urova për programin e qeverisë së tij të re dhe nevojën e diskutuar për të rinisjen bisedimet me Serbinë. Asnjë mik më i mirë i #Kosovës sesa #UK”.